Arrestohen dy persona pasi ia plagosën qenin një qytetari në Skenderaj

Një person është ankuar në polici se dy të tjerë ja kanë plagosur qenin me armë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se personave në fjalë i janë konfiskuar dy pushkë gjuetie, shkruan lajmi.net. E të njëjtit sipas policisë janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. “Skenderaj 14.09.2024-15:20. Janë arrestuar…

Lajme

15/09/2024 09:02

Një person është ankuar në polici se dy të tjerë ja kanë plagosur qenin me armë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se personave në fjalë i janë konfiskuar dy pushkë gjuetie, shkruan lajmi.net.

E të njëjtit sipas policisë janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Skenderaj 14.09.2024-15:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që, të njëjtit kanë plagosur qenin e ankuesit. Nga të dyshuarit janë konfiskuar dy pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Lajmi.net/