Arrestohen dy persona pasi humbi jetën një punëtor në Prizren – Policia jep detaje

Një punëtor ka humbur jetën dje në Prizren pasi që është rrëzuar nga një lartësi derisa po punonte në një çati. Në lidhje me rastin, Policia e Kosovës ka thënë se janë arrestuar dy persona dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. “Rr. Besim Shala, Prizren / 30.07.2025 – 12:45. Raportohet se viktima mashkull kosovar duke…

Lajme

31/07/2025 08:50

Një punëtor ka humbur jetën dje në Prizren pasi që është rrëzuar nga një lartësi derisa po punonte në një çati.

Në lidhje me rastin, Policia e Kosovës ka thënë se janë arrestuar dy persona dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Besim Shala, Prizren / 30.07.2025 – 12:45. Raportohet se viktima mashkull kosovar duke punuar është rrëzuar nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Lidhur me rastin viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit ku mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse, inspektorët e punës dhe prokurori. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/