Arrestohen dy persona në Malishevë për trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale të trafikimit me njerëz dhe ofrimit të shërbimeve seksuale me viktimën e trafikimit. Sipas raportit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në Malishevë. Të dyshuarit, meshkuj kosovarë, janë ndaluar dhe intervistuar nga autoritetet kompetente, raporton lajmi.net Me vendim…

Lajme

02/08/2025 09:49

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale të trafikimit me njerëz dhe ofrimit të shërbimeve seksuale me viktimën e trafikimit.

Sipas raportit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në Malishevë. Të dyshuarit, meshkuj kosovarë, janë ndaluar dhe intervistuar nga autoritetet kompetente, raporton lajmi.net

Me vendim të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës./Lajmi.net/