lajmi.net

Arrestohen dy persona në Ferizaj

Dukagjin Hetemi, anëtar i Kryesisë së AAK`së dhe një aktivist i LDK`së, janë shoqëruar nga Policia e Kosovës për shkak të dyshimit se kanë ndikuar te votuesit.

Lajme

01/12/2013 13:55

Në tentimin për të ndikuar tek votuesit që ta hedhin votën për kandidatin e LDK`së Muharrem Svarqa, Polica e Kosovës ka shoqëruar dy persona në polici në Komunën e Ferizajt.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit ka konfirmuar intervistimin e dy personave në stacionin policor por pa dashur të flasin me emra.

Ndërsa Hajdin Abazi zëdhënës i shtabit zgjedhor të PDK`së ka thënë se Dukagjin Hetemi dhe një aktivist tjetër i LDK`së janë shoqëruar në polici pas ankesave të votuesve.

Abazi gjithashtu ka shprehur shqetësimin edhe ndaj kryesuesit të Nismës Qytetare për Ferizajn Bashkim Fazliu. Sipas tij, Fazliu po u bën presion votuesve përmes mesazheve dhe rrjetit social Facebook.

“Mendojmë se me sjellje të tilla po nxit konflikt. Shtabi zgjedhor i shtyrë nga kjo është duke përgatitur një padi penale tek prokurori kujdestar”.

Lidhur me deklaratat e zëdhënësit të shtabit zgjedhor të PDK`së, ka reaguar Fazliu duke thënë se postimet e tij në rrjetin e social janë personale dhe jo në emër të NQF`së.

“Kam paraqitur një qëndrim timin ndaj strukturave të caktuara pa përmend emra. Këtë që PDK’ja po e thotë, po e bën sepse është në dijeni se është duke e humbur garën dhe metodat e tilla e kanë qëllimin për ta frikësuar qytetarin”, ka thënë Fazliu.

Arrestohen dy persona në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka arrestuar dy persona të dyshuar për kontrabandim me migrantë dhe falsifikim të dokumenteve. Personat e arrestuar, janë me E.M. i lindur me 1976, L. B. i lindur me 1973.

Lajme

15/11/2013 14:34

Arrestohen dy persona në Ferizaj nën dyshimin për “kontrabandim me migrantë” dhe “falsifikim të dokumenteve”.

Në një komunikatë për media të lëshuar nga Policia e Kosovës thuhet se Njësia e Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare se arrestimi i këtyre dy personave është bërë gjate realizimit të një operacion policor në rajonin e Ferizajt,

“Personat e arrestuar, janë me inicialet E.M. i lindur me 1976, L. B. i lindur me 1973”.

“Bazuar në hetimet preliminare të Policisë së Kosovës personat e dyshuar tashmë të arrestuar, në bashkëveprim dhe në vazhdimësi, me qëllim të përfitimit material, kanë siguruar dhe rregulluar dokumente të ndryshme të falsifikuara”.

“ Dokumentet kishin të bëjnë kryesisht me viza dhe letërnjoftime të shteteve të ndryshme të Evropës si dhe kanë aranzhuar dërgimin e shtetasve kosovarë në drejtim të shteteve të Bashkimit Evropian, përmes rrugëve ilegale dhe me dokumente të falsifikuara”.

“Si pasojë e veprimeve të tyre kriminale shumë persona kanë pësuar jo vetëm materialisht por edhe fizikisht duke u maltretuar nëpër vendkalimet dhe zonat e ndryshme kufitare”.

“Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizimin e prokurorit përkatës dhe me autorizimin e tij dy të dyshuar dërgohen në mbajtje për të vazhduar me procedurat tjera hetimore”, thuhet në komunikatën e Policisë.

LM