Arrestohen dy ish-drejtorë të Telekomit të Kosovës

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot arrestime në Telekomin e Kosovës.

Lajme

30/03/2021 12:52

Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës ka arrestuar dy ish-drejtorë të Telekomit nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Lajmi.net merr vesh se në pranga kanë përfunduar dy ish drejtorë të Telekomit të Kosovës dhe aksioni është zhvilluar në mëngjesin e sotëm.

Po ashtu, të prangosur kanë mbetur edhe disa persona të tjerë nën dyshime të falsifikimit të dokumenteve. /Lajmi.net/