Arrestohen dy gjinekologët turq
Policia e Kosovës ka arrestuar dy gjinekologët nga Turqia për kryerjen e disa mjekimeve pa licencat përkatëse. Ndër prokuroria ka nisur procedurë të njëjtë edhe për mjekë të tjerë.
Lajme
Janë arrestuar dy mjekët turq, të cilët po mbaheshin nën vëzhgim, me dyshimin se pa licenca kanë kryer procedura të IVF-it në “Global Hospital Prishtina”, raporton Koha.net.
Prokuroria i ka bërë me dije Kohës Ditore se procedurë e njëjtë e hetimeve është hapur edhe ndaj 4 specialistëve tjerë gjinekologë, dy turq dhe dy shqiptarë, por ata nuk janë arrestuar, ngase nuk paraqesin rrezik që ta lëshojnë vendin.