Arrestohen 8 persona të dyshuar për marrje me bixhoz
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, ka arrestuar 8 persona të dyshuar për marrje me bixhoz të paligjshëm.
Lajme
Sipas komunikatë së PK-së arrestimi i tyre ka ardhur pas hetimit të filluar në muajin gusht të këtij viti, ku është zbatuar Urdhëresa e GJPP Prishtinë për të kontrolluar disa lokacione në Malishevë, Prishtine, Ferizaj, Lipjan, Shtime dhe Suhareke nën dyshimin e bazuar se është kryer vepra penale: ,,organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” Neni 300 i KP-se.
“Cak i kontrollit ka qenë e një kompani që selinë e kishte në Malishevë dhe gjashtë degë në qytetet e lartcekura. Pas hetimeve dhe kontrollit të ushtruar në këtë kompani, policia ka arrestuar tetë persona dhe sekuestruar disa prova materiale”, thuhet në komunikatë.
Personat e dyshuar tanimë të ndaluar janë:
- V.H lindur me 1991 m/sh/k
- F.B lindur me 1992 m/sh/k
- S.D lindur me 1990 f/sh/k
- K.H lindur me 1989 f/sh/k
- O.K lindur me 1991 m/sh/k
- B.K lindur me 1991 f/sh/k
- A.Q lindur me 1992 f/sh/k
- I.B lindur me 1987 m/sh/k
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale:
Një veturë, server dhe shumë dokumente.
Të gjithë personat e dyshuar, me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje./lajmi.net