Arrestohen 4 shqiptarë në Serbi, publikuan video me bluzën “Shqipëri Etnike”
Katër shtetas shqiptarë janë arrestuar në Serbi, pasi kishin publikuar një video në rrjetet sociale, teksa mbanin bluzat “Shqipëri Etnike”. Ata po akuzohen për nxitje të urrejtjes kombëtare. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale A. S. 37 vjeç, E. V. 42 vjeç, E. G.…
Lajme
Katër shtetas shqiptarë janë arrestuar në Serbi, pasi kishin publikuar një video në rrjetet sociale, teksa mbanin bluzat “Shqipëri Etnike”.
Ata po akuzohen për nxitje të urrejtjes kombëtare.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale A. S. 37 vjeç, E. V. 42 vjeç, E. G. 48 vjeç dhe A. C. 18 vjeç, ndërsa akuzohen për veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare, transmeton KosovaPress.
Sipas Policisë serbe, A. S. ka publikuar në Facebook një video ku shfaqet duke udhëtuar me një automjet tip “Audi”, së bashku me tre të tjerët, në një autostradë në Serbi.
“Në pamje, ata shfaqin simbole të ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe përdorin fjalor fyes ndaj Serbisë,” pretendojnë autoritetet serbe. Ngjarja ka ndodhur në ditën e përkujtimit të fillimit të bombardimeve të NATO-s, çka, sipas autoriteteve, e rëndon edhe më tej situatën.
Të arrestuarit janë në arrest për 48 orë dhe pritet të dalin para Prokurorisë së Lartë në Beograd, në departamentin për krimet e teknologjisë së lartë.
