Arrestohen 39 persona me urdhëresa tё gjykatave në Pejë
Policia e Kosovës ka njoftuar se nё Pejё, gjatё muajit shtator 2025, ka realizuar urdhёresat e gjykatave ndaj 39 personave tё kёrkuar. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se, gjatё muajit shtator nga data 1 shtator 2025 deri më 30 shtator 2025, janё arrestuar tridhjetë e nёntё persona tё dyshuar. “Personat e arrestuar, tё dyshuar pёr…

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se nё Pejё, gjatё muajit shtator 2025, ka realizuar urdhёresat e gjykatave ndaj 39 personave tё kёrkuar.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se, gjatё muajit shtator nga data 1 shtator 2025 deri më 30 shtator 2025, janё arrestuar tridhjetë e nёntё persona tё dyshuar.
“Personat e arrestuar, tё dyshuar pёr vepra tё ndryshme penale, katrёmbёdhjetё (14) nga ta janё dёrguar nё vuajtje tё dënimit nё qendrat e paraburgimit, ndёrsa tё tjerёt janё dёrguar në seanca gjyqёsore dhe pasi kanё bёrё pagesën e dënimit (gjobёn) janё liruar”, thuhet në njoftim.
Po ashtu më tej thuhet se Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё do tё vazhdojë me realizimin e urdhёresave tё lёshuara nga gjykatat kompetente. /Lajmi.net/