Arrestohen 36 trafikantë droge në Slloveni, 11 prej tyre nga Kosova

Nga aksioni i ndërmarrë nga shërbimet e Sllovenisë, Gjermanisë, Kroacisë dhe Austrisë, janë sekuestruar mbi 70 kilogram drogë.

Lajme

14/07/2014 11:32

Në kuadër të aksionit policor ndërkombëtar të titulluar “Glaus” i cili u realizuar në Slloveni, janë arrestuar disa trafikant, në mesin e të cilëve, 11 janë nga Kosova.

Në mesin e 36 të dyshuarve, 11 janë nga Kosova, shtatë nga Serbia, tetë slloven, nga tre shtetas të Italisë dhe Austrisë dhe dy shtetas gjerman, si dhe nga një shtetas rumun dhe kroat, raportojnë mediat sllovene.

Aksioni është organizuar nga shërbimet të Sllovenisë, Gjermanisë dhe Austrisë, ndërsa janë djegur mbi 70 kilogram substanca narkotike të llojit kokainë dhe kanabis, në vlerë prej rreth 1 milion euro. Të dyshuarit akuzohen se janë pjesë zinxhirit të prodhimit dhe tregtimit të drogës në Europë.