Arrestimi i Veliajt, Rama komenton sërish: Një drejtësi e çalë profesionalisht dhe shpërfillëse, mund të kthehet në rrezik
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka komentuar sërish arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në rubrikën Sy m’Sy. Kreu i qeverisë u shpreh se kritikat e tij nuk janë sulm ndaj organeve të drejtësisë, por sipas tij, ka për qëllim të ndihmojë drejtësinë të konsolidohet. Rama u shpreh se “pavarësia më duket se është shalqi…

Lajme
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka komentuar sërish arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në rubrikën Sy m’Sy.
Kreu i qeverisë u shpreh se kritikat e tij nuk janë sulm ndaj organeve të drejtësisë, por sipas tij, ka për qëllim të ndihmojë drejtësinë të konsolidohet.
Rama u shpreh se “pavarësia më duket se është shalqi me provë kur thotë populli”, duke shtuar se “qartësisht burimi i një vetëbesimi të SPAK dhe GJKKO”.
Edi Rama: Tani që pavarësia më duket se është shalqi me provë kur thotë populli, por qartësisht burimi i një vetëbesimi të SPAK dhe GJKKO, ne do të flasim për forcimin e demokracisë sa herë që nga drejtësia të shkelen këto standarde. Një drejtësi e pavarur, por e çalë profesionalisht dhe shpërfillëse ndaj lirive e të drejtave kushtetuese, dhe ndaj ndarjes kushtetuese të pushteteve madje, mund të kthehet në kërcënim për vetë demokracinë, problem për shoqërinë dhe pengesë për ekonominë.
Nëse ka shenja që thonë që abuzimi me pavarësinë e pushtetit të drejtësisë mund të bëhet një rrugë pasigurie juridike në trupin e shoqërisë problemi nuk është më thjesht i atyre që keqtrajtohen direkt nga një pushtet që fryhet me vetveten por është një problem për vendin e shoqërinë, si i tillë është për mua si kryeministër, jo që ta sulmojnë, por ta ndihmojnë drejtësinë të konsolidohet.