Arrestimi i Maduros, reagon zv.presidentja e Venezuelës
Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodríguez, ka kërkuar kthimin e Maduro-s, duke e cilësuar atë si “të vetmin” president të Venezuelës, në një fjalim të transmetuar nga televizioni shtetëror. Rodríguez deklaroi se Uashingtoni “ka nisur një agresion ushtarak të paprecedentë” që “përbën një njollë të tmerrshme mbi zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale”. Ajo tha se me pushtimin “maskat ranë, duke zbuluar një…
Bota
Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodríguez, ka kërkuar kthimin e Maduro-s, duke e cilësuar atë si “të vetmin” president të Venezuelës, në një fjalim të transmetuar nga televizioni shtetëror.
Rodríguez deklaroi se Uashingtoni “ka nisur një agresion ushtarak të paprecedentë” që “përbën një njollë të tmerrshme mbi zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale”.
Ajo tha se me pushtimin “maskat ranë, duke zbuluar një objektiv të vetëm: ndryshimin e regjimit në Venezuelë. Ky ndryshim regjimi do të lejonte gjithashtu sekuestrimin e burimeve tona energjetike, minerare dhe natyrore. Ky është objektivi i vërtetë, dhe bota dhe komuniteti ndërkombëtar duhet ta dinë.”
“Një gjë për të cilën populli venezuelian dhe ky vend janë të sigurt,” tha Delcy Rodríguez në një fjalim drejtuar kombit, “është se nuk do të jemi kurrë më skllevër, nuk do të jemi kurrë më një koloni e ndonjë perandorie, cilado qoftë natyra e saj.”