Arrestimi i kameramanit që filmoi xhipat dhe shkollën e vajzave të Osmanit, reagon edhe Prindon Sadriu
Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar pasi një kameraman që kishte shkuar për të filmuar tek shkolla ku vijojnë mësimet vajzat e Presidentes, u la për disa orë në stacionin policor, ndërsa u lirua pasi lajmi u bë publik në media dhe pas reagimit të AGK. Presidentja Vjosa Osmani ka hedhur akuza…

Lajme
Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar pasi një kameraman që kishte shkuar për të filmuar tek shkolla ku vijojnë mësimet vajzat e Presidentes, u la për disa orë në stacionin policor, ndërsa u lirua pasi lajmi u bë publik në media dhe pas reagimit të AGK.
Presidentja Vjosa Osmani ka hedhur akuza ndaj mediave duke thënë se vajzat e saj po përndiqen edhe pse mediumi Paparaci ka bërë të ditur se nuk i ka filmuar ato.
Reagimi i plotë i Prindonit:
Fletërrufetë e buzhalistëve, kajtazistëve e mehmetajve nuk janë kritikë, janë cirk i urrejtjes.
Postimet e mbushura me shpifje dhe frikë nuk janë lajme e opinione — janë udhëzime dhe nxitje për dhune edhe ndaj fëmijëve të vegjël. Në të kaluarën jo shumë të largët ato kanë prodhuar pasoja shumë të rënda ndaj viktimave të këtyre fletrrufeve.
Koha e dhunës politike, likuidimeve fizike dhe e justifikimit të dhunës që shpien në to ka kaluar. Kushdo që fërkon duart për një skenar të tillë i bën disfavorin më të madh kauzës tonë për shtet të lirë e demokratik.