Arrestimi i Fatmir Shehollit, Prokuroria Speciale jep detaje: Po kryhen bastisje në vendbanim të të dyshuarit
Sot, është arrestuar analisti i sigurisë, Fatmir Sheholli pasi që dyshohet për veprën penale “spiunazh”. Detaje për arrestimin e tij ka dhënë edhe Prokuroria Speciale e Kosovës, të cilët kanë njoftuar se arrestimi është kryer në regjionin e Prishtinës dhe me asistencë të AKI-së, shkruan lajmi.net. “Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i dyshuari është ndaluar…

Lajme
Sot, është arrestuar analisti i sigurisë, Fatmir Sheholli pasi që dyshohet për veprën penale “spiunazh”.
Detaje për arrestimin e tij ka dhënë edhe Prokuroria Speciale e Kosovës, të cilët kanë njoftuar se arrestimi është kryer në regjionin e Prishtinës dhe me asistencë të AKI-së, shkruan lajmi.net.
“Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, dhe nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke u kryer bastisje në vendbanimin e të dyshuarit, me qëllim të sigurimit edhe të provave të tjera materiale. Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi, për të cilat publiku do të njoftohet në kohë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.
Në lidhje me arrestimin e tij ka njoftuar edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Sveçla ka thënë se pret trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili sipas tij përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Kosovës, shkruan lajmi.net.
“Individë si ky që kanë pasur hapësira mediatike të pakufizuara në vendin tonë ka bashkëpunuar me akterë që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar Republikën tonë dhe progresin e saj. Mbesim të përkushtuar të mbrojmë vendin tonë nga të gjitha qarqet që nuk hezitojnë ta rrezikojnë atë për çfarëdo përfitimi të tyre. Koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar. Kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis e pandalshëm. Republika duhet mbrojtur me përgjegjësinë më të lartë institucionale dhe morale”, ka shkruar Sveçla.
Pas zhvillimit hetimeve disa mujore, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, të enjten hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës kanë arrestuar F.SH., nën dyshimet për veprën penale “Spiunazh”.
I dyshuari F.SH., është arrestuar në regjionin e Prishtinës, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Spiunazh”, nga neni 124 paragrafi 3 të KPRK-së. Operacioni i arrestimit është kryer edhe me asistencë të Agjencisë së Kosovës pë Inteligjencë.
Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, dhe nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke u kryer bastisje në vendbanimin e të dyshuarit, me qëllim të sigurimit edhe të provave të tjera materiale.
Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordnim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi, për të cilat publiku do të njoftohet në kohë.