Arrestime të protestuesve të dhunshëm
Policia e Kosovës ka arrestuar 18 të dyshuar për shkaktim të dhunës gjatë protestave të 22 qershorit tek Ura e Ibrit në Mitrovicë.

Lajme
Protesta e 22 qershorit tek Ura e Ibrit në Mitrovicë, e cila kishte eskaluar në disa momente, ka bërë që 18 persona të arrestohen nga Policia e Kosovës.
Protestuesit të cilët sipas policisë kanë qenë të dhunshëm, gjatë protestës kanë pasur jelekë anti – plumb dhe helmeta të marra nga veturat zyrtare të EULEX-it.
Brenda rasteve të iniciuara nga policia bëjnë pjesë edhe dy rastet e gazetarëve të lënduar, si dhe dy raste të dëmtimit të lokaleve private.
Deri më tani 18 të dyshuarit e arrestuar janë dërguar në gjykatë, 6 nga ta u është caktuar paraburgimi, 10 në arrest shtëpiak dhe 2 në procedurë të rregullt:
“Të arrestuarit dyshohen për veprat penale ‘rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare’, ‘pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale’ dhe ‘huliganizmi’, ‘sulm ndaj personit zyrtar’, ndërsa përveç këtyre veprave te dyshuarit numër 13,dhe 14 dyshohen edhe për veprat penale, ‘vjedhje e rëndë ’dhe armëmbajtje pa leje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Më poshtë po ua sjellim të plotë një raport të plotë të Policisë së Kosovës mbi ngjarjen e 22 qershorit:
Nga hetimet e deritanishme 18 të dyshuar për protestën e 22 qershorit:
Me datën 22 qershor 2014, rreth orës 15:00, në Mitrovicë kishin filluar të tubohen një grup prej 100 të rinjsh të cilët kishin lajmëruar një protestë në shenjë pakënaqësie me zhvillimet e fundit në Mitrovicë. Ky grup i protestuesve kishte defiluar nga rr. “Bislim Bajgora” afër stacionit policor deri tek komuna e Mitrovicës ku rreth orës 15:20 këta protestues kishin shpallur të përfunduar këtë protestë.
Gjersa grupi i protestuesve të rinj kishte përfunduar protestën, të njëjtën kohë grupe tjera protestuesish të paparalajmëruar ishin nisur në drejtim të urës së lumit Ibër, grupe këto që shumë shpejt masa arriti në 1000 protestues.
Policia që nga fillimi ka monitoruar rrjedhën e kësaj proteste, ku nga ana e protestuesve afër urës së lumit Ibër vazhdimisht janë shfaqur shenja të agresivitetit dhe dhunës në tentativë, për të depërtuar kordonin e policisë, ku protesta e dhunshme ka detyruar që policia të përdorë gaz lotsjellës për t’i ndalur dhe për t’i shpërndarë protestuesit.
Si pasojë e gjuajtjes me gjësende të forta nga protestuesit në drejtim të policisë, 13 zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime, të njëjtën kohë protestues të dhunshëm ua kanë vënë flakën gjashtë veturave zyrtare:
• 2 të EULEX-it
• 1 të UN
• 2 të ATK-së
Ndërsa 25 vetura tjera të dëmtuara nga ana e protestuesve të dhunshëm, ku janë përfshirë:
• 4 vetura zyrtare të Policisë së Kosovës
• 18 vetura zyrtare të Komunës së Mitrovicës
• 3 civile
Është raportuar se gjatë kohës së protestës dy gazetarë, si dhe 10 persona tjerë të kenë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal.
Kjo protestë kishte përfunduar rreth orës 19:00, njësitë policore të Krim-teknikës, atyre të Hetimeve rajonale së bashku me prokurorinë kanë nisur hetimet për protestën.
Ditën e protestës deri në orët e mbrëmjes 13 protestues janë shoqëruar në objekte policore, ku pas procedurave intervistuese 10 prej tyre me urdhër të prokurorit u caktohet masa e ndalimit policor për 48 orë.
Hetimet e vazhduara nga hetuesit rajonalë të Policisë në Mitrovicë kanë rezultuar që si rrjedhojë e protestuesve të dhunshëm, bazuar në prova materiale të siguruara deri më tani janë arrestuar 18 persona të dyshuar për pjesëmarrje në protestë, në mesin e të dyshuarve të arrestuar policia ka gjetur jelekë anti-plumb dhe helmeta të marra nga veturat zyrtare të EULEX-it.
Brenda rasteve të iniciuara nga policia bëjnë pjesë edhe dy rastet e gazetarëve të lënduar, si dhe dy raste të dëmtimit të lokaleve private.
Deri më tani 18 të dyshuarit e arrestuar janë dërguar në gjykatë, 6 nga ta u është caktuar paraburgimi, 10 në arrest shtëpiak dhe 2 në procedurë të rregullt:
1. G.D. 54 vjeç, shqiptar banor i Mitrovicës paraburgim
2. SH.B.25 vjeç Shqiptar banor i Mitrovicës paraburgim
3. M.H. 19 vjeç shqiptar banor i Mitrovicës arrest shtëpiak
4. E.H. 21 vjeç shqiptar banor i Mitrovicës arrest shtëpiak
5. F.V. 29 vjeç shqiptar banor i Mitrovicës arrest shtëpiak
6. D.H 21 vjeç shqiptar banor i Mitrovicës arrest shtëpiak
7. R.D. 57 vjeç shqiptar banor i Mitrovicës arrest shtëpiak
8. I.B. 42 vjeç shqiptar banor i Mitrovicës arrest shtëpiak
9. H.I. 24 vjeç shqiptar banor i Vushtrrisë arrest shtëpiak
10. B.M. 19 vjeç shqiptar banor i Mitrovicës arrest shtëpiak
11. S.F. 31 vjeç shqiptar banor i Mitrovicës paraburgim
12.B.S. 30 vjeç shqiptar banor i Mitrovicës paraburgim
13.A.B. 39 vjeç shqiptar banor i Mitrovicës paraburgim
14. G.M 24 vjeç shqiptar banor i Mitrovicës procedurë të rregullt
15. T.S. 40 vjeç shqiptar banor i Mitrovicës paraburgim
16. H.SH.35 vjeç shqiptar banor i Mitrovicës arrest shtëpiak
17. B.Z. 29 vjeç shqiptar banor i Mitrovicës arrest shtëpiak
18. R.F. 20 vjeç shqiptar banor i Mitrovicës procedurë të rregullt
Të arrestuarit dyshohen për veprat penale ‘rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare’, ‘pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale’ dhe ‘huliganizmi’, ‘sulm ndaj personit zyrtar’, ndërsa përveç këtyre veprave te dyshuarit numër 13,dhe 14 dyshohen edhe për veprat penale, ‘vjedhje e rëndë ’dhe armëmbajtje pa leje.
Më që hetimet janë ne vazhdim e sipër, policia apelon te të gjithë qytetaret që për çfarëdo informacioni te arsyeshëm, dëshmi materiale, apo deklaruese ne lidhshmëri me protestën e datës 22 qershor ne Mitrovicë,të informoni policinë nëpërmjet numrave kontaktues.
092/ 192
028 532363
028 532366