Arresohet 42-vjeçari në Mitrovicë të Veriut për zjarrvënie (VIDEO)
Policia e Kosovës ka njoftuar sot se ka arrestuar një person për shkak të një vatre zjarri të ndodhur në lagjen “Kodra e Minatorëve”, falë një ndërhyrjeje të shpejtë dhe bashkëpunimit me zjarrfikësit. Rreth orës 15:55, Stacioni Policor në Mitrovicën e Veriut ka marrë një informacion për një zjarr të shpërthyer në këtë zonë. Menjëherë…

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar sot se ka arrestuar një person për shkak të një vatre zjarri të ndodhur në lagjen “Kodra e Minatorëve”, falë një ndërhyrjeje të shpejtë dhe bashkëpunimit me zjarrfikësit.
Rreth orës 15:55, Stacioni Policor në Mitrovicën e Veriut ka marrë një informacion për një zjarr të shpërthyer në këtë zonë. Menjëherë janë dërguar patrullat dhe njësia e zjarrfikësve, të cilët kanë lokalizuar dhe shuar flakët që ishin afër disa shtëpive dhe automjeteve, transmeton lajmi.net
Pas një hetimi të shpejtë operativ, është siguruar video-incizimi ku duket një person duke i vënë zjarrin barishtes që e rrethonte zonën. I dyshuari është identifikuar si Z.M., 42 vjeç, i cili është arrestuar në banesën e tij në Mitrovicën e Veriut.
Policia ka njoftuar se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e Z.M. për 48 orë dhe ai do të hetohet për veprën penale “Zjarrvënie”.
Policia ka bërë publike edhe videon e incidentit si provë të rëndësishme për procesin hetimor dhe për të ndëshkuar këtë akt të rrezikshëm.
Autoritetet janë duke hetuar për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe apelojnë tek qytetarët që të shmangin ndezjen e zjarreve në hapësira të hapura, sidomos gjatë periudhës së nxehtë të verës. Nëse vërehet ndonjë veprim i tillë, qytetarët mund ta lajmërojnë policinë në numrin emergjent 192 ose përmes kanaleve zyrtare të komunikimit./lajmi.net/