Arratisja e të burgosurit nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, suspendohet mbikëqyrësi i Institutit

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se për shkak të arratisjes së të paraburgosurit I.SH nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, është suspenduar mbikëqyrësin e Institutit të Psikiatrisë Forenzike, ndërsa tre zyrtarë të tjerë janë proceduar në komision disiplinor.

Lajme

04/09/2021 17:43

Sipas SHKK-së, deri te suspendimi është arritur për shkak të dyshimit se zyrtarët korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare  kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale.

Lidhur me rastin, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka iniciuar procedure disiplinore dhe ka caktuar Komisionin Hetimor të Brendshëm, i  cili do të hetojë rastin në tërsi./Lajmi.net/