Arratiset një i dënuar për vjedhje nga burgu i Smrekonicës
B.R i dënuar për vjedhje ka ikur nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës. Kjo është bërë e ditur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës. I dënuari ishte në vuajtje të dënimit prej tre muaj e dhjetë ditë për vjedhje. “Për largimin e tij është përgatitur letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe Policia”, thuhet në komunikatë. “Qendra Korrektuese…

Lajme
B.R i dënuar për vjedhje ka ikur nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës. Kjo është bërë e ditur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
I dënuari ishte në vuajtje të dënimit prej tre muaj e dhjetë ditë për vjedhje.
“Për largimin e tij është përgatitur letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe Policia”, thuhet në komunikatë.
“Qendra Korrektuese Smrekonicë është institucion i tipit të hapur, në të mbahen personat me dënime të shkurta dhe personat të cilët janë në përfundim të dënimit”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues.