Aro Muric futet në formacionin e javës në Serie A, ishte “hero” i Sassuolos
Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric është futur në formacionin e javës në Serie A. Muric është vlerësuar me notën 9.5 në fitoren e Sassuolos 2:1 ndaj Atalantas. Ai bëri gjashtë pritje në ndeshjen e fundit dhe e meritoi padyshim vendin në 11-shen më të mirë të kësaj jave.
