Arnold Gjergjaj mposht boksierin hungarez
Boksieri kosovar nga Gjakova, i cili jeton në Zvicër, Arnold Gjergjaj ka regjistruar fitoren e radhës në boksin profesionist.
Lajme
Boksieri shqiptaro-zviceran, Gjergjaj, i njohur si \”Cobra\”, sot është përballur me boksierin hungarez Tibor Balogh. Ai ka fituar duelin me nokaut në raundin e dytë.
Dueli u zhvillua në Zvicër para një numri të madh shikuesish zviceranë e shqiptarë. Pas fitores, boksieri, i cili banon në Basel, ka falënderuar të gjithë për mbështetjen këtu dhe në Kosovë.
\”Më duhet ndihma e juaj për ndeshje të tjera të mëdha\”.
Gjergjaj po hyn në grupin e boksierëve më të mirë të kategorisë së rëndë.
Kohë më parë, në një intervistë për \”albinfo.ch\”, Gjergjaj pati premtuar se brenda dy vjetëve do të arrijë në majat e boksit botëror.