Armend Zemaj kërkon përgjigje nga Prokuroria për transportin e votuesve nga VV në Prishtinë
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka reaguar pas publikimit të videove që tregojnë se Vetëvendosja organizoi transport të votuesve nëpër Prishtinë, për të votuar Shpend Ahmetin.

Lajme
Ai ka kërkuar përgjigje nga Prokuroria për disa pyetje.
“Kush janë këta, kush i financoi, kush i siguroi pagesat, kush i mësoi , cila shkollë, cilit grup i takojnë?.Krejt këtyre pytjeve duhet t’ju japë përgjigje prokuroria”, ka shkruar Zemaj në facebook.
Ndryshe aktivistë të VV duke u paraqitur si Organizatë Joqeveritare transportonin qytetarë për të votuar për Vetëvendosjen.
Ndiqeni videon. /Lajmi.net/
