Armando Broja huazohet në Eredivisie

Nuk ka më dyshime, Armando Broja, do të veshë fanellën e skuadrës së Viteses sezonin e ri, ku do të luajë si u huazuar nga gjigantët e Chelseat.

Sport

20/08/2020 22:30

Ka qenë vetë sulmuesi shqiptar, që nëpërmjet një postimi në “Instastory”, ka konfirmuar se është duke fluturuar drejt Holandës, ndërkohë ditët e nesërme, pritet të vijë dhe zyrtarizimi te skuadra e re.

Kujtojmë që Broja, është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, teksa pritet shumë nga ai në të ardhmen.

Huazimi në kampionatin holandez do ta ndihmojë sulmuesin të rritet, duke marrë më shumë minuta. 19-vjeçari debutoi sezonin që shkoi me fanellën e Chelseat në Premierligë, një arritje mjaft pozitive kjo për një futbollist të ri si Broja. /Lajmi.net/