Arma prej druri e “Star Wars” shitet për 550 mijë dollarë në një ankand në Nju Jork

Është shitur për 550 mijë dollarë amerikanë në një ankand në Nju Jork, arma që Harrison Ford e mbante në dorë në rolin e Han Solos në filmin e “Star Wars”.

ShowBiz

26/06/2018 10:31

Kjo revole false ishte e ndërtuar pothuajse e gjitha nga druri, 30 vitet e fundit ishte në pronësi të regjisorit të filmit James Schoppea, shkruan lajmi.net

Në maj të këtij viti, arma doli në shitje në shtëpinë e ankandeve “Julien” në Nju Jork. Vitin e kaluar droidi R2-D2 nga “Star Wars” në vitin e kaluar ishte shituar për 2.76 milionë dollarë në një ankand në Los Angeles, derisa shpata laserike e Luke Skywalker u shit për 450.000 dollarë.

Theksojmë se Ford është duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen gjatë këtij viti./Lajmi.net/