Arjen Robben mesazh Tuchelit: Duhet të sulmosh nesër kundër Dortmundit

Me një fitore në derbi kundër Borussia Dortmundit, Bayern Munich mund të rikthehet sërish në krye të Bundesliga-s. Ish-futbollisti i klubit bavarez, Arjen Robben gjatë një interviste për faqen zytare të klubit tha se skuadra e Bayern Munich duhet të sulmojë kundër Dortmundit, shkruan Lajmi.net “Po bëhet interesante. Ndryshimi i trajnerit mund të jap një…

Sport

31/03/2023 18:37

Me një fitore në derbi kundër Borussia Dortmundit, Bayern Munich mund të rikthehet sërish në krye të Bundesliga-s.

Ish-futbollisti i klubit bavarez, Arjen Robben gjatë një interviste për faqen zytare të klubit tha se skuadra e Bayern Munich duhet të sulmojë kundër Dortmundit, shkruan Lajmi.net

“Po bëhet interesante. Ndryshimi i trajnerit mund të jap një efekt pozitiv. Në shtëpi, unë shoh Bayernin si favorit. Në një lojë si kjo, sidomos në shtëpi, ju duhet të sulmoni. Duhet t’i tregosh kundërshtarit qysh në fillim se nuk keni asnjë shans”, ka thënë Robben

Kur u pyet se ku do ta shikojë ndeshjen të shtunën, që zhvillohet nga ora 18 e 30, Robben u përgjigj: “Kam një lojë me ekipin tim U15, pastaj kam kohë të shkojë në shtëpi dhe ta shikojë ndeshjen”, vazhdoi tutje legjenda holandeze

INTERVISTA E PLOTË: https://fcbayern.com/de/news/2023/03/arjen-robben-vor-fc-bayern-vs.-borussia-dortmund-im-interview/Lajmi.net/