Arjan Lekaj debuton në skenën muzikore me këgën ‘Për veti’ (Video)

Çdo ditë shohim teksa shumë talent të rinj po i bashkohen skenës muzikore, fushë kjo e 'ngjeshur' nga numër i madh artistësh.

ShowBiz

22/07/2017 10:05

Edhe një talent i ri ka debutuar së fundi në muzikë, është Arjan Lekaj i cili publikoi këngën e tij të parë me titull ‘Për veti’, shkruan lajmi.net.

I riu nga Klina, lansoi dje projektin e tij të ri, tekstin e të cilit e ka shkruar Bim Bimma, e kompozoi Florent Boshnjaku, ndërsa për muzikë u kujdes Fatjon Miftari.

Arjani është i njohur edhe për videot e famshme “dubsmash”. /Lajmi.net/

YouTube player