Arinjtë largohen nga Bellobradi: Shoqata “Dhí­a e Egër” përfundon me sukses operacionin e zhvendosjes

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka bërë të ditur sot se ekipet profesionale të Shoqatës “Dhí­a e Egër” kanë përfunduar me sukses operacionin për largimin e arinjve të vërejtur ditëve të fundit pranë fshatit Bellobrad. Në njoftimin e dërguar komunës nga kryetari i shoqatës, Sherif Sylejmani, është konfirmuar se arinjtë janë zhvendosur jashtë…

Lajme

15/11/2025 16:28

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka bërë të ditur sot se ekipet profesionale të Shoqatës “Dhí­a e Egër” kanë përfunduar me sukses operacionin për largimin e arinjve të vërejtur ditëve të fundit pranë fshatit Bellobrad.

Në njoftimin e dërguar komunës nga kryetari i shoqatës, Sherif Sylejmani, është konfirmuar se arinjtë janë zhvendosur jashtë zonës së banuar dhe janë orientuar drejt maleve, ku u është siguruar edhe ushqim i mjaftueshëm. Shoqata ka theksuar se situata është plotësisht nën kontroll dhe se banorët nuk rrezikohen më, transmeton lajmi.net.

Në komunikatë thuhet gjithashtu se shpresohet të mos ketë raste të ngjashme në të ardhmen, në mënyrë që qetësia në fshat të vazhdojë pa ndërprerje.

Kryetari Xheladini ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin dhe profesionalizmin e shoqatës, duke theksuar se institucionet do të vazhdojnë monitorimin e zonave malore për të parandaluar situata të tilla.

Postimi i plotë: 

Njoftim
Të nderuar banorë të fshatit Bellobrad,
Pas takimit që kam zhvilluar si Kryetar i Komunës me Kryetarin e Shoqatës “Dhia e Egër”, z. Sherif Sylejmani, dhe dakordimeve të arritura ndërmjet nesh, ju informojmë për njoftimin zyrtar që kemi pranuar nga shoqata:
I nderuar Kryetar i Komunls,
Shoqata “Dhia e Egër” ju njofton se stafi i saj profesional ka përfunduar me sukses aksionin e largimit të arinjve nga fshati Bellobrad. Arinjtë janë zhvendosur jashtë zonës së banuar dhe janë dërguar në mal, ku edhe u është siguruar ushqim i mjaftueshëm. Shpresojmë që në të ardhmen të mos paraqiten raste të tilla dhe që qetësia në fshat të vazhdojë pa pengesa.
Me respekt,
Kryetari i Shoqatës “Dhia e Egër”
Sherif Sylejmani./lajmi.net/