Arilena Ara komenton skenat intime me modelin bjond në videoklip

Arilena Ara është emër shumë i suksesshëm në industrinë e muzikës.

ShowBiz

18/11/2018 07:58

Arilena Ara famën më të madhe e arriti me projektin “Nëntori”, ndërsa vazhdon të jetë aktive me këngë të reja, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo ka publikuar projektin me titull “I’ll give you my heart”, në të cilin erdhi në skena intime me një model bjond.

E ftuar në “Xing me Ermalin”, këngëtarja ka komentuar këto skena, duke thënë “Këtë djalin e zgjodhi stafi. Ky duhet të vinte disa orë përpara xhirimeve. Unë doja të vinte më përpara se doja ta njihja se unë do e puthja djalin e botës. S’mund ta puthja ashtu direkt. Ai erdhi në momentin e fundit, direkt për puthje.”

Arilena më pastaj tregoi edhe se si kishte kaluar që nga fillimi deri në përfundim të xhirimeve dhe momentet kur është ndjerë në siklet.

“Filluam xhirimet e puthjes së mëngjesit, një puthje e lehtë. Më vonë u nxeh situata. Aq
shumë u lodha, sa thashë ‘Nuk dua më të puth’. Për mbylljen e videoklipit regjisori tha të
shtrihej djali, pastaj unë sipër tij dhe të putheshim. Avash ore ti i thashë se më ka dal gjuha
mbrapa, s’dua më i thashë”, ka shtuar ajo. /Lajmi.net/

https://www.youtube.com/watch?v=HvocE1mbEBQ