Arijon Ibrahimovic pjesë e stërvitjeve të Thomas Tuchel te Bayerni

Skuadra e Bayern Munich mbajti seancën e radhës stërvitore në prag të derbit në Bundesliga, ndaj Borussia Dortmundit. Trajneri, Thomas Tuchel grumbulloi lojtarët sot gjatë ditës dhe kreu një stërvitje të lehtë para ndeshjes, shkruan Lajmi.net Në këtë grumbullim ishte edhe futbollisti kosovar, Arijon Ibrahimovic. 17-vjeçari do të bëjë pjesë edhe në planet e Tuchelit,…

Sport

31/03/2023 17:00

Skuadra e Bayern Munich mbajti seancën e radhës stërvitore në prag të derbit në Bundesliga, ndaj Borussia Dortmundit.

Trajneri, Thomas Tuchel grumbulloi lojtarët sot gjatë ditës dhe kreu një stërvitje të lehtë para ndeshjes, shkruan Lajmi.net

Në këtë grumbullim ishte edhe futbollisti kosovar, Arijon Ibrahimovic. 17-vjeçari do të bëjë pjesë edhe në planet e Tuchelit, pasi me Nagelsmann arriti të nënshkruante kontratë profesionale.

Ibrahimovic gjatë këtij sezoni në Bundesliga ka zhvilluar vetëm një paraqitje, kurse në Bundesliga U19, Ibrahimovic ka zhvilluar 11 ndeshje, ka shënuar 13 gola dhe ka bërë 3 asiste./Lajmi.net/