Arifi për VV-në: Kur nuk je në tavolinë je në meny

Ish-ambasadori i Kosovës, Avni Arifi ka reaguar pasi tashmë kur janë bërë një muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë akoma nuk është bërë certifikimi i tyre. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Arifi ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), duke thënë se në rast se do t’i kishin 55 deputetë…

Lajme

12/03/2025 14:31

Ish-ambasadori i Kosovës, Avni Arifi ka reaguar pasi tashmë kur janë bërë një muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë akoma nuk është bërë certifikimi i tyre.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Arifi ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), duke thënë se në rast se do t’i kishin 55 deputetë sot do të kishte seancë në kuvend ku do të votohej qeveria e re.

“Por nuk i ka votat VV pra ska Qeveri të re. Do të ketë ende numërime e rinumërime, do të ketë oferta për trafikim me qenie njerëzore për votë e do të ketë edhe vonesa cfare si kemi imagjinu”, ka shkruar Arifi.

Sipas tij kjo gjë që po ndodh do të dëmtoj edhe më tepër vendin duke bërë që të largohen partnerët e mundshëm të cilët kërkojnë bashkëpunim me Kosovën.

“Kjo përderisa çdo ditë e më shumë Kosova po paguan e do të paguan duke e larguar vehten nga interesimi i çdo partneri për çfarëdo bashkëpunimi me Kosovën”, thotë tutje ai.

Po ashtu ai është shprehur duke thënë se “Kur nuk je në tavolinë je në meny”, kjo pasi siç thotë ai kur të tjerët do të vendosin për ne e pa ne mundemi edhe të mos pajtohemi.

“Kur nuk je në tavolinë je në meny”. Kur të tjerët do të vendosin për ne e pa ne mundemi edhe të mos pajtohemi. Mundemi edhe të vajtojmë me kangë folklori për Alpin babën sepse tek e fundit vaji i burrave është kang”, shkroi ai. /Lajmi.net/