Arifi për takimin në Berlin: Nuk e kam shkelur qarkoren, Haradinaj e ka informuar MPJ-në

Të mërkurën e kaluar në Berlin ishte mbajtur një takim i fshehtë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lajme

24/06/2019 17:26

Me ndërmjetësimin e Gjermanisë, të mërkurën e kaluar, Kosova dhe Serbia kishin mbajtur një takim të fshehtë në Berlin.

Lexo edhe:

Ekskluzive: Darkë e fshehtë në Berlin për Asociacionin me kompetenca ekzekutive

Ky takim i cili ishte mbajtur në zyrat e Kancelarisë gjermane, burimet e lajmi.net, bënë të ditur se palën kosovare e kanë përfaqësuar dy njerëzit më besnik të kryeministrit Ramush Haradinaj, ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi dhe shefi i stafit të kryeministrit Haradinaj, Selim Selimi, pjesë e takimit ka qenë edhe Michael O’Riley, ish-avokat i Haradinajt, ndërkaq pala serbe ishte udhëhequr nga Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në qeverinë e Serbisë.

Lexo edhe:

Lajmi.net merr konfirmim nga kancelaria e Gjermanisë për takimin e fshehtë në Berlin

Për shkuarjen e Arifit dhe për këtë takim nuk ishte e njoftuar as Presidenca, as Ministria e Punëve të Jashtme, partnerët e koalicionit qeverisës e as Delegacioni Shtetëror për Bisedime me Serbinë.

Lexo edhe:

MPJ e painformuar rreth takimit të Berlinit

Gjatë ditës së djeshme në medie u raportua se Arifi kishte shkelur rregulloren e brendshme të MPJ-së duke shkuar në Berlin, pasi që me shkuarjen e tij, ai nuk as nuk e ka respektuar Qarkoren e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe as nuk e ka lënë asnjë të ngarkuar të përkohshëm me punë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lexo edhe:

Avni Arifi bëri shkelje flagrante, nuk e lajmëroi MPJ-në dhe e la Kosovën pa mision diplomatik në Emirate

Mirëpo, një gjë të tillë e ka mohuar Arifi.

Ai ka thënë për lajmi.net se nuk e ka shkelur qarkoren e MPJ-së dhe se kjo ministri ka qenë në dijeni për shkuarjen e tij në Berlin.

“Shkuarja ime është në përputhje me qarkoren. Kryeministri si bartës i Qeverisë e ka informuar Ministrinë e Punëve të Jashtme”, ka deklaruar Arifi. /Lajmi.net/