Arifi kritikon ashpër Sinanin pas videos që u publikua: Kur dalin në pah koalicionet me Listën Serbe, kjo është sjellja tipike që ajo manifeston

Një video e kryetares së Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ku ajo shfaqet e nervozuar dhe i drejtohet me fjalë të ashpra një zyrtari tjetër komunal, po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale. Për këtë situatë ka reaguar ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili ka vlerësuar se kjo është sjellja karakteristike e Sinanit kur vepron…

Lajme

23/10/2025 20:33

Një video e kryetares së Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ku ajo shfaqet e nervozuar dhe i drejtohet me fjalë të ashpra një zyrtari tjetër komunal, po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale.

Për këtë situatë ka reaguar ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili ka vlerësuar se kjo është sjellja karakteristike e Sinanit kur vepron në kuadër të koalicioneve me Listën Serbe, transmeton lajmi.net.

“Kur dalin në pah koalicionet me Listën Serbe, kjo është sjellja tipike që ajo manifeston, fatkeqësisht tashmë prej 10 vitesh,” tha Arifi. Ai kujtoi edhe akuzat e mëparshme ndaj Sinanit, duke thënë se ajo më parë i kishte quajtur “kafshë” qytetarët e Preshevës, i kishte sharë dhe madje kishte kërcënuar me jetë disa prej tyre.

“Ky moment na tregon qartë se çfarë është në të vërtetë ajo. Prandaj nuk e shihni kurrë duke mbajtur fjalime pa letër apo duke folur lirshëm. Ajo vazhdon të mbajë ‘kurorën’ vetëm për fotoalbume, sepse në të kundërtën, do të dukej kështu,” përfundoi Arifi.

Ky reagim thekson tensionet që vazhdojnë të shfaqen në politikën lokale në Preshevë, veçanërisht në lidhje me marrëdhëniet dhe bashkëpunimet me Listën Serbe./lajmi.net/