Arifi: FSK gjithmonë ka pasur të drejtë të shkojë në Veri me leje të KFOR

Ish diplomati, Avni Arifi ka thënë se Vetëvendosje është duke nxituar për të dhënë lajmin se FSK-ja ka shku në Veri. Ai në Facebook ka thënë se FSK-ja gjithëherë ka pasur të drejtë të shkojë në veri me leje të KFOR-it. Arifi ironizon duke thënë që Kurti mund ta hap edhe Urën e Ibrit, por…

Lajme

29/07/2025 11:34

Ish diplomati, Avni Arifi ka thënë se Vetëvendosje është duke nxituar për të dhënë lajmin se FSK-ja ka shku në Veri.

Ai në Facebook ka thënë se FSK-ja gjithëherë ka pasur të drejtë të shkojë në veri me leje të KFOR-it.

Arifi ironizon duke thënë që Kurti mund ta hap edhe Urën e Ibrit, por që sipas tij po dështon ta bind KFOR-in për këtë.

Postimi i plotë:

I ka dhënë zor VV me e publiku lajmin se FSK ka shkuar në Veri thu ti se kanë shku në Hënë!

Nuk është hiç lajm i ri që FSK ka shkuar në Veri. FSK gjithmonë ka pasur të drejtë të shkojë atje me leje të KFOR, dhe e vetmja gjë që është dasht, ka qenë të tregojë qëllimin e shkuarjes, ndërsa KFOR-i e ka vlerësuar kërkesën.

Ka shkuar edhe më herët, do të shkojë edhe në të ardhmen natyrisht, me lejen e KFOR-it deri sa KFOR dhe NATO ta kenë mandatin që kanë

Dorën në zemër, edhe urën mund ta hap Kurti, dhe krejt çka duhet është të marrë lejen e Komandantit të KFOR-it. Por Kurti si duket po dështon me bind KFOR-in se hapja e urës i shërben integrimit. Dështim amatoresk.