Ariana Musliu-Shoshi nesër dorëzon në Prokurorinë Speciale padi ndaj MPJ-së
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Prokurorinë Speciale. Këtë e bëri të ditur vetë Musliu-Shoshi përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook. ‘’Nesër më 15 nëntor do të dorëzojmë kërkesë për hetim në Prokurorinë Speciale…
Lajme
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Prokurorinë Speciale.
Këtë e bëri të ditur vetë Musliu-Shoshi përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook.
‘’Nesër më 15 nëntor do të dorëzojmë kërkesë për hetim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, lidhur me menaxhimin e Marrëdhënies së Punës të Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe Zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës’’, thuhet në njoftim.