Argjentina Ramosaj mahnit me këtë paraqitje
Këngëtarja Argjentina Ramosaj është emër shumë i pëlqyer në publik.
ShowBiz
Ajo nuk është shumë aktive me projekte të reja muzikore, por atë që e publikon pëlqehet shumë, shkruan lajmi.net.
Së fundi, këngëtarja është rikthyer me një projekt në gjuhën angleze me titull “Hush”, këngë kjo të cilën e solli vetëm në versionin audio.
Në disa imazhe ka postuar në rrjete sociale, Argjentina shfaqet në top-formë dhe linjat trupore të saj janë ato për të cilat mori më së shumti komente.
Kujtojmë që projekti “Si shiu” e publikuar tre vite më parë është njëra ndër projektet më të suksesshme të Argjentinës. /Lajmi.net/