Argjend Zeqiri, agjenti kosovar i basketbollistëve që u licencua nga FIBA
Në regjistrat e agjentëve të lojtarëve, në FIBA, tashmë figuron edhe emri i një kosovari. Agjenti kosovar i basketbollit, Argjend Zeqiri ka arritur ta plotësojë ëndrrën e tij. Zeqiri ka marrë licencën profesionale nga FIBA, për punën që e ushtron si agjent i basketbollistëve, përcjell lajmi.net. Zeqiri merret me këtë punë, që për të nisi…

Sport
Në regjistrat e agjentëve të lojtarëve, në FIBA, tashmë figuron edhe emri i një kosovari.
Agjenti kosovar i basketbollit, Argjend Zeqiri ka arritur ta plotësojë ëndrrën e tij.
Zeqiri ka marrë licencën profesionale nga FIBA, për punën që e ushtron si agjent i basketbollistëve, përcjell lajmi.net.
Zeqiri merret me këtë punë, që për të nisi si hobi, tash e sa vite. Lajmi.net ka pasur disa materiale kushtuar punës së tij, dhe tani ai ka arritur ta ketë emrin e tij në FIBA.
21 vjeçari nga Prishtina që i bëri me kontrata 120 basketbollistë në gjithë botën
Për këtë arritje të tij, lajmi.net mori edhe një përgjigje nga Zeqiri, i cili përshkroi me pak fjalë ndjenjat e tij.
“Është një ndjenjë unike dhe më bën të ndihem i privilegjuar”, është shprehur Zeqiri, përcjell lajmi.net.
“Tani, objektivi im është të asistoj zhvillimin e karrierave të basketbollistëve në nivelet më të larta”, shtoi ai.