21 vjeçari nga Prishtina që i bëri me kontrata 120 basketbollistë në gjithë botën

Kishte filluar të merret me sportin e basketbollit në moshën 15 vjeçare, por që do t’i hapte rrugë për të ushtruar një profesion të rrallë në Kosovë.

Sport

22/04/2022 21:12

21 vjeçari nga Prishtina, Argjent Zeqiri, tani është agjent i basketbollistëve. I gjithë rrugëtimi i tij në këtë profesion jo shumë në zë në Kosovë, kishte filluar derisa një të tillë e kërkonte për vete, shkruan lajmi.net.

Ai, deri tani ka arritur të ndërmjetësojë në arritjen e 120 kontratave për basketbollistë nga e gjithë bota, nëpër klube nga katër kontinente.

Argjenti sot për Lajmi.net rrëfen se si kanë qenë hapat e parë, vështirësitë e tij dhe të gjitha pjesët më interesante nga bota e një agjenti lojtarësh.

“Mendoj që pjesa më sfiduese është konkurrenca e madhe e tregut amerikan, agjentave amerikan si dhe kualiteti i këtyre firmave amerikane mirëpo besoj që ia kemi dal mjaftë mirë… Kemi partnerë të ndryshëm në të gjithë botën mundem të them mirëpo disa më kryesorët janë kompanitë amerikane, mundem mi cek për LA Sports,Clut Sports, të dyja firma NBA që kanë edhe lojtarë me renome në menaxhim… Po, vetë fakti që i kam 120 kontrata të përfunduara në të gjithë botën jep të kuptojë  që kam kontakte në shumicën e vendeve ku luhet basketbolli, prej EuroLeague, EuroCup, AbaLeague dhe në Azi dhe në Afrikë”, tha Zeqiri për lajmi.net.

Mundësinë e depërtimit në tregun e NBA dhe EuroLeague ai nuk e konsideron më vetëm një ëndërr, pasi që e gjitha ka të bëjë me çështje kohe.

“Nuk mendoj që është ëndërr pasi që mendoj se çdo verë jemi në negociata të avancuara me klube të EuroLeague, mendoj që ka të bëjë më shumë me çështje kohe edhe sa i përket tregut amerikan kanë pasur Jovan Mooring lojtarë i cili është draftuar në ekipin zhvillues të Golden State Warriors”, tha ai.

Zeqiri derisa flet për disa nga kontratat më të rëndësishme që ka pasur, tregon se sot një adoleshent i moshës 19-20 vjeç nuk duhet të cilësohet si talent, nëse nuk bën diferencën në parket.

“Mendoj që disa nga kontratat më të mëdha janë ato e Shanon Evenes në Bashtiesheer, EuroCup, dhe Ligën e Turqisë si dhe Michael Broën në Belgjikë…Mendoj që ka të bëjë me detaje të shumta, disa për t’i cek besoj që janë përgatitja jashtë fushës si dhe epiteti i quajtur talent, nëse në kohën e mëparshme në moshën 19-20 vjeç je quajt talent, në ditët e sotme me 19-20 vjeç duhet të jetë yll nën pjesën e lojës”, tregoi ai./Lajmi.net/