Ardiani zbulon datën e lansimit të albumit të ri dhe ka një befasi për fansat

Ardian Bujupi ka konfirmuar datën e lansimit të albumit të ri.

ShowBiz

18/08/2019 10:59

Ardian Bujupi ka kohë që ka paralajmëruar një album të ri me titull “Rahat”, shkruan lajmi.net.

Por, përmes një videoje në Instagram, këngëtari bëri të ditur që 6 shtatori është data e lansimit të këtij albumi.

Po ashtu, ai bëri të ditur që për fansat do të japë autografe e po ashtu në kartat që do t’ua nënshkruajë atyre gjendet edhe numri i tij i telefonit.

Këtë gjë, këngëtari e bëri në mënyrë që të gjithë fansat e tij të bashkohen në një grup në Whatsapp për t’u njoftuar për më të rejat rreth tij.

https://www.instagram.com/p/B1PGEXjjjpa/

Për ndryshe, “Meine Liebe” titullohet projekti i fundit muzikor nga Ardian Bujupi, në bashkëpunim me Elvana Gjatën. /Lajmi.net/