Ardian Nuhiu: Luajtëm mirë edhe në ndeshjen e parë, e merituam kualifikimin

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka folur pas fitores spektakolare që skuadra e tij, Drita, arriti ndaj Inter Turkut.

Sport

12/07/2022 22:39

Tekniku, ndër të tjera tha se edhe në ndeshjen e parë skuadra e tij luajti mirë, por ishin disa episoda që e vendosën fatin e ndeshjes.

Ai gjithashtu i falënderoi lojtarët për, siç thotë, luftën e e bërë gjatë 90 minutave.

“Edhe ndeshja e parë ishte e mirë, por humbëm nga një episod. Nuk diskutohet se këto ditë e përgatisnim në përpikmëri ndeshjen.

Përgëzoj futbollistët për luftën, kjo tregon se fitorja s’u arrit rastësisht. Fitoren ia dedikoj familjes dhe intelektualëve. Do të përgatitemi për ndeshjen e ardhshme përkundër që është vështirë”, përfundoi ai. /Lajmi.net/