Ardian Nimani: Luajtëm shumë mirë, e prisnim fitoren

Pas fitores spektakolare 3-0 që skuadra e Dritës e mori ndaj Inter Turkut në Conference League, doli të flasë para medieve edhe Ardian Nimani.

Sport

12/07/2022 22:28

Sipas tij, skuadra e meritoi fitoren pasi luajtën më mirë gjatë gjithë ndeshjes.

Ai gjithashtu u shpreh se priste fitore pasi e mësuan se si luante kundërshtari i tyre.

“Kemi pritur fitore, kemi pasur info më shumë. Kemi krijuar shumë dhe kemi luajtur mirë. Kemi një ndeshje të zorshme në ndeshje të vështirë në javën tjetër.

Tifozët shin fantastikë, ishin forca jonë, nuk u ndalën për 90 minuta”, përfundoi ai. /Lajmi.net/