Ardian Gola merr pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të BE-së në Kopenhagë të Danimarkës
Ish-nënkryetari i Kuvendit, Ardian Gola po mërr pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të BE-së, e cila po mbahet në Kopenhagë të Danimarkës. Konferenca ka nisur mbrëmë me një pritje mirëseardhjeje të organizuar në Parlamentin danez, ku i pranishëm ishte edhe Madhëria e Tij, Mbreti Frederik X i Danimarkës. “Në konferencë po marrin pjesë…
Lajme
Ish-nënkryetari i Kuvendit, Ardian Gola po mërr pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të BE-së, e cila po mbahet në Kopenhagë të Danimarkës.
Konferenca ka nisur mbrëmë me një pritje mirëseardhjeje të organizuar në Parlamentin danez, ku i pranishëm ishte edhe Madhëria e Tij, Mbreti Frederik X i Danimarkës.
“Në konferencë po marrin pjesë delegacione parlamentare nga rreth 50 shtete evropiane. Diskutimet po fokusohen në sfidat me të cilat përballet sot Evropa, përfshirë sigurinë, zgjerimin e Bashkimit Evropian, rolin e parlamenteve, qëndrueshmërinë demokratike dhe kërcënimet hibride. Konferenca ka për qëllim të shërbejë si një platformë për dialog dhe bashkëpunim ndërmjet parlamenteve evropiane”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: