Ferizaj: Arrestohet i dyshuari që kërcënoi të miturën me publikimin e fotove intime
Një person është arrestuar në pikëkalimin kufitar, pasi dyshohet se kishte kanosur një të mitur duke e kërcënuar me publikimin e fotografive intime në rrjetet sociale. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari ishte ndaluar më 4 korrik, ndërsa rasti lidhet me një ngjarje të ndodhur më 26 qershor në Ferizaj. Policia bën…
Lajme
Një person është arrestuar në pikëkalimin kufitar, pasi dyshohet se kishte kanosur një të mitur duke e kërcënuar me publikimin e fotografive intime në rrjetet sociale.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari ishte ndaluar më 4 korrik, ndërsa rasti lidhet me një ngjarje të ndodhur më 26 qershor në Ferizaj.
Policia bën të ditur se i dyshuari “duke përdorur llogari me emra të rrejshëm e kishte kanosur viktimën e mitur se do t’i publikojë disa foto të saj intime në rrjetet sociale.”
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/