Ardian Gjini vizitoi policin e lënduar në aksionin e IPK-së në veri të Mitrovicës
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka vizituar Hysen Ademi, i cili u plagos gjatë aksionit të sotëm të IPK-së në veri të Mitrovicës.
Lajme
Ademi u transferua pasditen e sotme nga spitali i Mitrovicës për në Spitalin Rajonal “Isa Grezda“ në Gjakovë ku po vazhdohet trajtimi i tij mjekësor.
I pari i Gjakovës u shpreh i lumtur që gjendja shëndetësore e Hysenit është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Ai poashtu shprehu gatishmërinë shprehu gatishmërinë institucionale dhe njerëzore për çdo ndihmë të nevojshme.