Ardian Gjini: Me 24 maj konfirmohem si kryetar i AAK-së, jam kandidati i vetëm i propozuar

Kandidati për kryeministër i AAK Ardian Gjini në emsionin “Click” tha se deri me tani është kandidati i vetëm për kryetar të AAK-së. “Gjasat janë reale, po me vjen keq me thanë ashtu por jam kandidati i vetëm i propozuar për kryetar të partisë, mund të ketë kandidatura tjera nëse ka krejt në rregull është…me…

Lajme

07/05/2026 20:42

Kandidati për kryeministër i AAK Ardian Gjini në emsionin “Click” tha se deri me tani është kandidati i vetëm për kryetar të AAK-së.

“Gjasat janë reale, po me vjen keq me thanë ashtu por jam kandidati i vetëm i propozuar për kryetar të partisë, mund të ketë kandidatura tjera nëse ka krejt në rregull është…me 24 do të konfirmohem si kryetar i Aleancës”, konfirmoi ai.

Kandidati për kryeministër i AAK-së, Ardian Gjini, në emisionin “Click” në RTV21, tha se ky subjekt politik ka plan që Ramush Haradinaj ta shpallë kryetar nderi.

“Ka dakordancë të plotë në Aleancë që me statut të krijohet pozicioni i kryetarit të nderit të Aleancës, i cili do të jetë pozicioni i vetëm, domethënë Aleanca nuk mund të ketë më shumë se një kryetar nderi”, tha ai.