Ardian Bujupi në lidhje dashurie? Kjo foto ua bëri kokën lëmsh të gjithëve

Ardian Bujupi ka postuar një fotografi bashkë me një femër, për të cilën ndjekësit po aludojnë se është e dashura e tij.

ShowBiz

22/03/2019 19:39

Ardian Bujupi është një nga emrat më aktiv të skenës muzikore shqiptare, shkruan lajmi.net.

Këngëtari së fundi ka postuar një fotografi në Instagram, në të cilën shfaqet bashkë me një femër, ndërsa fotos ia shtoi edhe një figurë me zemër.

Ai nuk ka preferuar ta zbulojë identitetin e vajzës, me të cilën u fotografua, por ndjekësit aludojnë se është e dashura e tij.

Mbetet të shihet se a do të deklarohet këngëtari rreth statusit të tij aktual dhe të zbulojë kush është vajza në foto me të. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BvUdqBOlqIY/