Ardhja e Nandez nuk e rrezikon transferimin e Bellerin tek Interi

Interi pas shitjes së Achraf Hakimit është gati të investojë në merkato.

Sport

16/07/2021 13:58

Skuadra italiane, Inter, ka nisur të punojë që të sjell lojtar pas transferimit të Achraf Hakimit tek Paris Saint Germain për një shumë prej 70 milionë eurosh.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Interi po kërkon ta marrë mefsushorin uruguaian, Nandez nga Cagliari. Por artikulli sugjeron që ardhja e tij në “Giuseppe Meazza” nuk do ta rrezikojë transferimin e Hector Bellerin tek “Nerazzurrët” në asnjë mënyrë, transmeton lajmi.net.

Për Nandez thuhet se Interi do ta përdorë kartonin e Radja Nainggolan për të arritur marrëveshje me klubin nga Sardenja./Lajmi.net/