Arbnor Muja: Gjithçka u bë shpejt dhe mirë, mund të shënoj edhe hat-trick
Heroi i ndeshjes së sotme, Arbnor Muja, e cilësoi si shumë të mirë ndeshjen e skuadrës së tij ndaj Inter Turkut.

Sport
Drita fitoi me rezultat 3-0, falë një paraqitjeje fantastike në 90 minuta në “Fadil Vokrri”.
Sipas Mujës, gjithçka ndodhi shumë shpejt, pasi ekipi ishte i motivuar për të fituar.
Gjithçka ecte shumë shpejt dhe sigurisht bëmë paraqitje të mirë.Kisha raste për hattrick por jam i lumtur gjithsesi. Kundërshtari i ardhshëm do të jetë i vështirë, por do ta bëjmë më të mirën”, përfundoi ai.
Muja ishte protagonist në të tri golat, duke shënuar dy herë dhe asistuar një herë. /Lajmi.net/