Arbër Rexhaj i VV-së e thotë hapur: Jemi në konsultime me NISMA-n, sot i kuptojmë kushtet që kanë vendosur

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj sot para se të nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është deklaruar për media. Ai ka thënë se përsëri kandidate për kryeparlamentare do të jetë Albulena Haxhiu, ndërsa ka njoftuar se janë në përpjekje për t’i bërë numrat për ta votuar atë e më pas edhe Qeverinë. “Ne jemi…

Lajme

21/04/2025 14:50

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj sot para se të nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është deklaruar për media.

Ai ka thënë se përsëri kandidate për kryeparlamentare do të jetë Albulena Haxhiu, ndërsa ka njoftuar se janë në përpjekje për t’i bërë numrat për ta votuar atë e më pas edhe Qeverinë.

“Ne jemi në konsultime dhe në dialog me NISMA-n dhe së shpejti besoj do të kemi një marrëveshje. Nuk do të ndryshojmë kandidaten Albulena Haxhiu. Është vendim i VV-së për të vendosur zonjën Haxhiu si njëra nga gratë më të votuara në Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë Rexhaj.

Në lidhje me kushtet që NISMA i ka vendosur për të votuar pro kryekuvendare, Rexhaj ka thënë se nuk i din.

“Nuk e di kushtet që ka vendosur NISMA tash do e marrë vesh e do e merrni edhe ju vesh pas mbledhjes”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/