Arbenita Ismajli tallet me urdhër-arrestin ndërkombëtar, publikon buqetën me lule që mori dhuratë: Dërgesat në burg kështu janë
Modelja shqiptare Arbenita Ismajli ka zgjedhur të përgjigjet me ironi ndaj lajmit për urdhër-arrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit. Nga Dubai, ku ndodhet aktualisht, ajo publikoi në rrjetet sociale një foto me një buqetë gjigante me lule shumëngjyrëshe, të shoqëruar me mbishkrimin: “Kështu vijnë dërgesat në burg”. Ky reagim është parë gjerësisht…

ShowBiz
Modelja shqiptare Arbenita Ismajli ka zgjedhur të përgjigjet me ironi ndaj lajmit për urdhër-arrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit.
Nga Dubai, ku ndodhet aktualisht, ajo publikoi në rrjetet sociale një foto me një buqetë gjigante me lule shumëngjyrëshe, të shoqëruar me mbishkrimin:
“Kështu vijnë dërgesat në burg”. Ky reagim është parë gjerësisht si një tallje ndaj vendimit të autoriteteve kosovare.
Sipas Prokurorisë, ndaj saj rëndojnë akuza për mosrespektim të vendimit të gjykatës dhe mbajtje të paligjshme të një fëmije, pasi dyshohet se ka penguar ish-bashkëshortin e saj, reperin Feronit Shabani (Fero), të zhvillojë takimet e rregullta me vajzën e tyre.
Vendimi i gjykatës parashikonte që takimet të ndodhnin dy herë në muaj përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan. Për këtë arsye, më 14 gusht u lëshua ndaj saj një urdhër-arrest ndërkombëtar.
Megjithatë, Arbenita nuk ka zgjedhur heshtjen. Ajo ka reaguar disa herë në rrjetet sociale, duke përdorur humorin dhe ironinë për t’u përgjigjur ndaj situatës. Përveç buqetës së luleve, pak ditë më parë ajo ndau edhe një video me muzikë të Rihannës, duke dhënë përshtypjen se nuk është e shqetësuar nga presioni ligjor e mediatik që ka rënë mbi të.
Ndërsa autoritetet në Kosovë presin ekzekutimin e urdhër-arrestit ndërkombëtar, modelja vazhdon të shfaqet e qetë dhe e pandikuar, duke jetuar jetën e saj luksoze në Emiratet e Bashkuara Arabe.