Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledh nënshkrimet për president
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është duke mbledhur nënshkrime për t’u zgjedhur president i vendit. “Ka pasur ide, me aq sa kam parë, Ramush Haradinaj mbledh nënshkrime nga deputetët individualisht dhe grupet politike, por nuk e di se a është…
Lajme
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është duke mbledhur nënshkrime për t’u zgjedhur president i vendit.
“Ka pasur ide, me aq sa kam parë, Ramush Haradinaj mbledh nënshkrime nga deputetët individualisht dhe grupet politike, por nuk e di se a është konkretizuar” – tha Gashi në televizionin ATV.
Më tej, Gashi tha se Lidhja Demokratike nuk është në pozicion për të propozuar ndonjë emër për president të Kosovës për shkak të numrit të pamjaftueshëm të deputetëve që i ka siguruar në zgjedhjet e dhjetorit.
Presidentes aktuale, Vjosa Osmani, i skadon mandati në prill. Ajo ka deklaruar publikisht se synon edhe një mandat, por nuk dihet nëse do të arrijë që t’i sigurojë votat e nevojshme.
“Tani, unë mendoj që Kosovës i duhet një vazhdimësi e punëve të mira. Rrjedhimisht, kjo çështje tani do të jetë në duart e deputetëve të Republikës së Kosovës” – deklaroi ajo muajin e kaluar në një intervistë për Radion “Evropa e Lirë”.