Araujo qëndron – Barcelona nuk e ka ndërmend ta largojë

Sipas asaj që raporton “La Ser”, Barcelona ka vendosur të mos e shesë Ronald Araujo. Klubi katalanas e konsideron mbrojtësin uruguaian të paprekshëm dhe nuk ka asnjë gjasë që ai të largohet, përveç nëse vetë lojtari vendos të kërkojë largimin, transmeton lajmi.net. Araujo është një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes së Barcelonës dhe klubi synon…

Sport

02/08/2025 23:19

Sipas asaj që raporton “La Ser”, Barcelona ka vendosur të mos e shesë Ronald Araujo.

Klubi katalanas e konsideron mbrojtësin uruguaian të paprekshëm dhe nuk ka asnjë gjasë që ai të largohet, përveç nëse vetë lojtari vendos të kërkojë largimin, transmeton lajmi.net.

Araujo është një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes së Barcelonës dhe klubi synon ta mbajë atë si pjesë të projektit afatgjatë.

Gjatë janarit, Araujo ishte afër largimit nga Barcelona, por vendosi të qëndroj. Edhe në merkaton e verës u përfol për largimin e mundshëm të tij./lajmi.net/